Nënkryetari i LDK-së tregon arsyen e vërtetë pse vendi është në këtë gjendje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nënkryetari i LDK-së tregon arsyen e vërtetë pse vendi është në këtë gjendje

19:39 | 30 Janar 2019

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur se vendi është në prag të zgjedhjeve dhe se kjo krizë është shkaktuar pasi liderët nuk kanë trajtuar fare ultimatumin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për taksën si dhe nuk iu janë përgjigjur kërkesave të grevistëve.

”Dihet se nuk janë trajtuar kërkesat as lidhur me grevat e ndryshme por as me kërkesën ultimatum të ambasadorit të SHBA-ve për taksën që lidhet drejtpërdrejt me dialogun me Serbinë. Jemi veçse në një krizë. Është momenti i fundit që partitë qeverisëse të reflektojnë karshi kërkesës publike”, ka thënë Haziri.

”Përfundimisht duhet të ndodhë ajo që kemi bërë thirrje të vazhdueshme, legjitimitetin duhet ta vendosim mbi të gjitha. Në një formë apo në një formë tjetër, zgjedhjet po paralajmërohen. Nëse shkohet me mocion dihet afati kohor, nëse shkohet me shpërndarje të parlamentit është edhe ajo çështje kushtetuese”.

”Përfundimisht sjellja e institucioneve të Kosovës karshi çdo problemi është thelluar ndaj edhe dallimi është më i thelluar. Ajo që i ka munguar Kosovës gjithë këtë kohë ka qenë dialogu i brendshëm sepse ka ndodh injorim total ndaj opozitës, ndaj kërkesave tona”.

Ai ka treguar se politika e Kosovës apo asnjë subjekt apo parti politike nuk mund t’i thotë jo, ambasadorit amerikan apo kërkesës së Departamentit të Shtetit.

”Ne me mbështetje të pakusht të Qeverisë Amerikane kemi arrit në këto ditë të bardha të lirisë. Edhe në fazën finale të dialogut Amerika është në mbështetje të pakusht. Deklaratën për pavarësi e kemi shpall bashkarisht çdo gjë ishte e koordinueshme”.

”Gjykatën e kemi fituar bashkë, nuk e kemi fituar ne. Gjithçka në raport me SHBA-të ka qenë në koordinim të plotë e edhe kësaj radhe besoj se e kemi mbështetjen e plotë”

Komento: