Nënkryetari i Listës Serbe: Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndalojë ‘uzurpimin’ e “Banja Rajska”

10:16 | 21 Dhjetor 2023
nenkryetari-i-listes-serbe:-bashkesia-nderkombetare-duhet-te-ndaloje-‘uzurpimin’-e-“banja-rajska”

Nënkryetari i Listës Serbe dhe ish-kryetar i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq thotë se pret që bashkësia ndërkombëtare të ngre zërin dhe të ndalojë ‘uzurpimin’ e kompleksit “Banja Rajska” në fshatin Banjskë të Zveçanit, transmeton FrontOnline.

Ai tha për RTS se gjithçka është e mundur në Kosovë, duke përfshirë edhe atë që policët e armatosur kosovarë në Shën Nikollë bastisin kompleksin “Rajska banja”, i hedhin punëtorët në rrugë dhe ia dorëzojnë këtë kompleks Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Dikush po përpiqet të uzurpojë kompleksin e Banjës, 60 punëtorë kanë mbetur në rrugë, 60 familje kanë jetuar nga “Banja Rajska” dhe 1000 pacientë kanë përdorur banjën”, thotë Milović.

Ai thekson se kjo lëvizje u mohon njerëzve të drejtën për punë dhe trajtim dhe se është një akt frikësimi.

“Lëvizje të tilla nuk çojnë në qetësimin e situatës. Kjo paligjshmëri është përdorimi i forcës në çdo hap. Banja Rajska ndodhet në zonën e mbrojtjes së pasurisë kulturore. Gjithashtu kemi mosrespektim të së drejtës pronësore në ndërtimin e rrugës pa marrë parasysh se nuk kanë leje për ta ndërtuar atë rrugë, kjo tregon se në Kosovë nuk respektohet as prona dhe as të drejtat e njeriut”, thotë Miloviq.

Sipas tij, ajo që po ndodh në Kosovë është frikësim që serbët të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Ne nuk kemi liri të lëvizjes, Jarinja dhe Bërnjaku janë të bllokuar. Punëtorët tanë nëpër komuna kanë gjashtë muaj që janë në rrugë. Kjo është një situatë në të cilën ndodhet populli serb dhe bashkësia ndërkombëtare nuk reagon për këtë. Të gjitha këto ua kemi paraqitur përfaqësuesve të QUINT-it”, tha Milovic./FrontOnline/

Komento: