Nënkryetari i Listës Serbe: Kurti në Bruksel e nisi fushatën për zgjedhje lokale

09:11 | 17 Qershor 2021

Jevtiq: Kurti në Bruksel e nisi fushatën për zgjedhje lokale.

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq vlerësoi se është keq që sipas tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti përdori takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel për të filluar fushatën për zgjedhjet lokale.

Ai shtoi se deklaratat e Kurtit ishin në funksion të nevojave të partisë që ai drejton, transmeton Klankosova..

“Të lejosh një ngjarje të tillë të ndodhë në Bruksel dhe të përdorësh një ngjarje kaq të rëndësishme për nevojat e partisë së udhëhequr nga Kurti është vërtet shkatërruese” tha Jevtiq, duke shtuar se ai gjithashtu beson se BE nuk ka mekanizma për të filluar procesin e dialogut në një mënyrë konkrete, raporton Tanjug.

Komento: