Nënkryetari i OVL-UÇK-së krenohet për nxjerrjen e dosjeve të Speciales: E bëmë të dorëheqet Prokurori

21:19 | 20 Shtator 2020

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, thotë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale.

Ai në një intervistë për Reporteri.net ka thënë se nuk ka frikë, pasi nuk e njeh fare këtë gjykatë.

Ai ka thënë se krenohet për nxjerrjen e Speciales, ndërsa thotë se kanë bërë të dorëheqet zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip.

“Nuk ka pas gjë më mirë e morale se me u bë me u tërheq (zv.prokurori i Speciales), kurse për mua s’është (Specialja) as sa një ëmbëltore”, ka thënë Haradinaj.

Komento: