Nënkryetarja e Iranit, Masoumeh Ebtekar, është infektuar me coronavirus, njofton një gazetë shtetërore.
Dy ditë më parë zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit, Iraj Harirchi, është parë në një konferencë duke fshirë fytyrën, që më vonë rezultoi pozitiv ndaj coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas këtij rasti zyrtarët filluan t’i evidentojnë rastet brenda qeverisë, për dyshime të mundshme.
Kujtojmë se Irani ka numrin më të lartë të viktimave ndaj coronavirusit jashtë vendit të Kinës, të paktën 26 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 254 persona janë infektuar.