Nënkryetarja e PDK-së alarmon në Bruksel se me Kurtin po instalohet mendësia autoritare: Duhet monitorim i rreptë

17:56 | 06 Shkurt 2026
nenkryetarja-e-pdk-se-alarmon-ne-bruksel-se-me-kurtin-po-instalohet-mendesia-autoritare:-duhet-monitorim-i-rrepte

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati, ka njoftuar për pjesëmarrjen e saj në një konferencë në Parlamentin Evropian të organizuar nga grupi parlamentar “Renew Europe”.

Musmurati ka thënë se në fjalën e saj ka ngritur alarmin për nevojën e monitorimit të rreptë të tendencave autoritare të Qeverisë Kurti.

“Në Kosovë po instalohet një mendësi e rrezikshme qeverisëse”, ka thënë Musmurati.

Ajo ka përmendur shkeljet e Kushtetutës, rënien drastike të lirisë së medias dhe presionin mbi gjyqësorin.

 “Republika e Kosovës është arritja jonë më e madhe historike. Liria brenda saj është po aq e shenjtë sa liria e vetë shtetit. Rruga jonë është ajo e vlerave perëndimore dhe e lirisë, jo e autoritarizmit!”, ka shkruar ajo.

Komento: