Nënkryetarja e PDK-së: Deklaratat e  Osmanit pas katër viteve nuk e amnistojnë atë nga përgjegjësia, duhet të ndëshkohet për veprimet e saj

15:38 | 21 November 2024
nenkryetarja-e-pdk-se:-deklaratat-e -osmanit-pas-kater-viteve-nuk-e-amnistojne-ate-nga-pergjegjesia,-duhet-te-ndeshkohet-per-veprimet-e-saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës para deputetëve të vendit.

E para shtetit, si asnjëherë më parë, me këtë fjalim ka bërë disa deklarata, që kanë filluar të komentohen nga partitë politike, por edhe nga analistët e shoqëria civile.

Me fjalimin e saj, Presidentja Osmani, ka dhënë kritika dhe goditje edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës, veçmas për raportet e Qeverisë me aleatët e shtetit të Kosovës.

Megjithatë, deklaratat e tilla po shihen si të vonshme dhe Presidentja Osmani, po konsiderohet si udhëheqëse që duhet merr përgjegjësi për këto katër vite, pasi që heshtja e saj deri më tani, nuk mund të justifikohet nga të ‘’bëmat’’ e pushtetit aktual.

Partia Demokratike e Kosovës, ka refuzuar të qëndroj në seancën derisa e para e shtetit, Vjosa Osmani, po mbante fjalimin e saj.

Por nga kjo parti, kanë komentuar fjalimin e Presidentes Osmani.

Nënkryetarja e kësaj partie, Mimoza Ahmetaj, për FrontOnline ka thënë se deklaratat e Osmanit nuk mund të amnistohen dhe për veprimet apo mos veprimet e bëra nga e para e shtetit, duhet ndëshkuar dhe poashtu duhet ndjerë bashkëfajtore për situatën në të cilën është Kosova.

‘’Pse është dashur Kosova të pret 4 vite dhe me qenë nën sanksione të BE dhe SHBA për me dëgjuar deklarata të tilla të Osmani këto nuk e amnistojnë në asnjë moment të gjitha qëndrimet dhe veprimet e mos veprimet e saj duhet të ndëshkohet se ajo është bashkëfajtore dhe bashkëpjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në të gjithë situatën që e ka Kosova e izoluar e përjashtuar’’ thotë ajo.

Nënkryetarja e PDK-së, thotë se Kosova për këto katër vite nuk ka pasur as njohje dhe as anëtarësime dhe poashtu Ahmetaj, thotë se për këto gjëra e para e shtetit, nuk është deklaruar për këto gjëra.

‘’Nuk kemi njohje as anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Buxheti i ministrisë së punëve të jashtme i është dhënë individëve në kontrata jashtë rregullave në emër të lobimit, ata në vend se të lobojnë e ta ndihmojnë Kosovën përkundrazi gjendët në periudhë të erret. Osmani asnjëherë nuk është deklaruar për këto veprime, deklarimi i saj ishte për ta shpëtuar lëkurën e saj se sa që i faturohen dhe se sa që mund ta ndihmojnë Kosovën në gjendjen në të cilën është.’’ Thotë ajo.

Ahmetaj, shprehet se Presidentja Osmani, ka mundur të reaguar sa ka qenë partner me kryeministrin Kurti, e jo pas mandatit të plotë të reagoj.

‘’Osmani ka mund të reagojë se ka qenë partner me Kurtin dhe të adresoj me kohë e jo pas mandatit të plotë të reagojë e të ngreh dilema apo pyetje rreth talljeve dhe pyetje të caktuar është shumë e vonuar dhe e gabuar’’ u shpreh nënkryetarja e PDK-së për FrontOnline.

Komento: