Nënkryetarja e Prishtinës nga PDK: O tash o kurrë dëshmohet dashnia për shtetin

23:10 | 21 November 2022

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas dështimit të bisedimeve në Bruksel ku nuk është arritur marrëveshje për targat.

“O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa, edhe lidershipi. Bashkë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gjatë tërë ditës së hënë ka pasur përpjekje në Bruksel që të arrihet një marrëveshje për targat.

Por pa rezultat – s’kishte marrëveshje.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrrell, ka thënë se “propozimin e BE-së Serbia e pranoi, por jo edhe Kosova”.

Situata në Veriun e Kosovës është e qetë, por sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq “Kosova dëshiro konflikt”.

Komento: