Nënkryetarja e SBASHK: koeficienti nuk është rritur për 30%, por.. – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nënkryetarja e SBASHK: koeficienti nuk është rritur për 30%, por..

15:19 | 01 Shkurt 2019

Greva e mësimdhënësve duket se do të përfundojë, dhe nga e hëna nxënësit dhe mësimdhënësit fillojnë mësimin.

Marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe SBAShK është bërë pas përmbushjes së kërkesave të tyre për rrijen e koeficientit në Projektligjin për Paga.

Sipas nënkryetares së kësaj sindikate, Vjollca Shala koeficienti nuk është rritur për 30% po rreth 20%.

“Kjo marrëveshje është arritur që do të thotë se kemi për afrim të asaj që ka këkruar SBAShK në mënyrë të vazhdueshme. Kemi kërkuar që nga niveli 1,2 të kalojnë në nivelin 2, 3 dhe kjo që është arritur përmes kësaj marrëveshje.

Nuk është plotësuar plotësisht kërkesa për rritje të koeficietit prej 30% mirëpo nëse e marrim parasysh sektorin e arsimit kemi ngritje të koeficientit dikun rreth 20%”, tha ajo në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Tutje ajo shtoi se mësimdhënësit e kanë mirëpritur vendimin e ndërprerjes së grevës.

Shala tha se me ligj nuk është e paraparë që të kompensohen orët e humbura, por kjo do të varet nga mësimdhënësit.

“Sipas ligjit për greva nuk shihet kompensimi I orëve të humbura gjatë kësaj kohë, por gjithsesi ne do të bashkëpunojmë më mësimdhnësit dhe nëse ata e kanë vullnetin për këtë gjë, shpresojë që kjo të ndodh”, tha ajo.

Komento: