Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar radhët e forcave të FSK-së me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s.
“Shtohen radhët e forcave tona me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s”, ka shkruar ministri Mehaj.
Tutje, ministri Mehaj ka shprehur mirënjohje për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Të hënën e 12 dhjetorit, ministri Mehaj ka njoftuar se ishte pjesëmarrës në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së.