Nënshkrimi i parë i Milanit zbulon pse zgjodhi t’u bashkohet Rosonerëve

21:31 | 05 August 2020

Pierre Kalulu është nënshkrimi i parë i Milanit për sezonin e ri.

Mbrojtësi i ri i djathtë u sigurua pak kohë pasi kontrata e tij me Lyon skadoi, duke e lejuar atë të nënshkruajë me kuqezinjtë në një transferim të lirë.

Në intervistën e tij të parë me klubin, të cilin disa tifozë e gjetën, 20-vjeçari zbuloi pse vendosi të bashkohej me Milanin, përcjell ORAinfo.

Ai gjithashtu u pyet për gjëra të ndryshme, të tilla si pikat e forta të tij në fushë.

“Unë kam zgjedhur Milanin sepse klubi tregoi interes të madh për mua dhe ishin të palëkundur në dëshirën e tyre për të më firmosur, duke më prezantuar me një projekt që më interesoi”.

“Shpejtësia dhe mbulimi mbrojtës janë cilësitë e mia më të mira për të qenë mbrojtës, dhe unë e konsideroj veten një lojtar të plotë”, deklaroi ai.

Mbetet për tu parë nëse i riu do të luftojë për një vend në krahun e djathtë, duke parë që Milan raportohet se do të nënshkruajë edhe me një tjetër lojtar të djathtë para se të fillojë sezoni. /ORAinfo/

Komento: