
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është nënshkruar Deklarata e Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Ramës në Facebook, prej disa muajsh Komuna ka zhvilluar një proces të strukturuar pune dhe koordinimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në kryeqytet, me qëllim krijimin e një modeli të ri dhe të barabartë për organizimin e shërbimeve të varrimit.
“Kjo deklaratë pasqyron pajtimin dhe vullnetin e përbashkët të palëve për të kontribuar në zhvillimin e një modeli që:
Procesi i deritanishëm është karakterizuar nga dialog i hapur, bashkëpunim konstruktiv dhe mirëkuptim ndërmjet Kryeqyteti Prishtina dhe komuniteteve fetare, duke reflektuar frymën e bashkëjetesës dhe respektit që e karakterizon Kryeqytetin, për çka jemi krenarë dhe shumë mirënjohës”, thuhet mes tjerash në postimin nga i pari i Prishtinës.