Nënshkruhet marrëveshja, LDK e PDK do të bashkëqeverisin në këtë komunë!

12:23 | 13 Janar 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Pejës.

Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, i cili ka publikuar një fotografi të Gazmend Muhaxherit dhe Xhavit Halitit, të cilët janë duke nënshkruar diçka.

“Peja në duart e sigurta”, shkruan Muhaxheri në fotografinë e publikuar nga ai.

Me poshtë është edhe fotoja nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes, mes kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit dhe zyrtarit të PDK-së Xhavit Halitit. /ORAinfo/

Komento: