
Pozicioni i Ernesto Valverde është përsëri në diskutim.
Trajneri i Barcelonës është dashur të merret me kërcënimin e shkarkimit të tij më parë, që janë rikthyer pas humbjes së tyre zhgënjyese ndaj Levante të shtunën.
Trajneri e di se njerëzit kanë pritur që ai të rrëshqasë që nga eliminimet shokuese nga Roma dhe Liverpool, dhe ai është gjithmonë vetëm një humbje larg presionit të ngritur.
Kishte thirrje për shkarkimin e tij gjatë verës, dhe atyre që nuk ishin në mbështetje të tij, u dha arsye të shprehin qëndrimin e tyre kur Barcelona humbi kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e parë, pastaj përsëri kundër Osasuna, Granada dhe tani Levante, përcjell lajmi.net.
Rezultatet mënjanë, katalanët nuk po tregojnë asnjë besueshmëri të tyre të së kaluarës. Ata vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime që duheshin korrigjuar, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
– Të shqetësuar dhe të shkëputur kur pësojnë gol
– Problemet në fazën defanzive
– Misteri i krahut të majtë të mbrojtjes
– Loja po mungon dhe Sergio Busquets nuk është në ditët e tij më të mira
– Forma e dobët e Antoine Griezmann
– Shumë shpërqendrime
– Lëndimet
– Rënia fizike e Arthur Melo
– Asnjë kundërpërgjigje nga Ousmane Dembele.