Nëntë mostrat e marra në Malishevë rezultojnë negative

23:39 | 26 Prill 2020

Nëntë të testuar për koronavirus nga Malisheva rezultojnë negativë

Nga Komuna e Malishevës, sot janë testuar nëntë persona, dhe të gjithë kanë dalë negativ.

Njoftimi i Komunës.

Nga Komuna e Malishevës, sot janë testuar nëntë persona, shumica prej tyre pacientë në dializë, dhe të gjithë kanë dalë negativ. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës.

Ky është një lajm i mirë për Malishevën, pasi situata çdo ditë e më shumë po përmirësohet dhe kjo situatë është në kontroll të plotë.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë është kjo:

73 të prekur

55 të shëruar

1 me fatalitet

Komento: