Nëntë persona të lënduar nga një aksident i rëndë në Mushtisht të Suharekës

11:51 | 30 Qershor 2019

Aksidentet e trafikut kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta në vendin tonë.

Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore nga aksidenti i djeshëm në Mushtisht të Suharekës, në mesine tyre katër femra.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa nuk raportohet për të prangosur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Mushtisht , Suharekë 29.06.2019-20:30 . Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, katër femra dhe tre meshkuj K-Shqiptar. Te gjithë të lënduarit kane pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë liruar në shtëpi.

Ndërkohë, në komukacion kanë humbur jetën dje edhe dy të rinj.

Komento: