Nëntë raste të reja me koronavirus në Ferizaj, Komuna ka një thirrje për qytetarët

22:31 | 14 Maj 2020

Nëntë raste të reja janë konfirmuar sonte në Komunën e Ferizajt.

Në Ferizaj, sot janë shënuar 9 raste të reja me Covid-19.

Komuna e Ferizajt me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën thirrje që qytetarët e kësaj pjese të mos dalin pa nevojë.

“Edhe 9 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj, 6 prej tyre në Talinoc të Jerlive dhe 3 në Rahovicë”.

“Bashkëqytetarë, ju lutemi, mos dilni pa nevojë, respektoni distancën fizike e mbani higjienën personale, vetëm kështu mund ta luftojmë këtë virus. Shërim të shpejt të infektuarve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komento: