Nerazurrët në festë, Inter po firmosë me dy “bomberë”

10:45 | 08 Korrik 2019

Inter janë duke kërkuar të realizojë një ëndërr për të bërë nënshkrim të dyfishtë të sulmuesit të AS Roma, Edin Dzeko dhe mesfushori i Cagliarit Nicolò Barella.

Që nga ardhja e menaxherit të ri Antonio Conte, klubi me qendër në Milano ka qenë aktiv në treg pasi ata po përpiqen të bëjnë disa nënshkrim të rëndësishëm, përcjell ORAinfo.

Prandaj, Nerazzurët e kanë identifikuar Dzeko dhe Berellën si objektivat e tyre kryesor për të forcuar skuadrën për sezonin 2019-20.

Sipas Gazzetta dello Sport, CEO i Interit Giuseppe Marotta ka të ngjarë të takohet me presidentin e Cagliarit Tommaso Giulini dhe CEO i Romës Guido Fienga të hënën për këndimin potencial të lojtarëve./ORAinfo/

Komento: