‘Nermin’ kishte ditëlindjen para tre dite, por a i keni parë pamjet nga festa që ju organizua

23:01 | 24 March 2019

Ja pamjet nga festa.

“Nermini” ka kaluar të 35-at, por mbetet vajzë e re “Jetë e hidhur” seriali i cili transmetohej në RTV21 ishte më i pëlqyeri në Kosovë dhe sigurisht të gjithë i mbani mend aktorët kryesor të kësaj telenovele.

Selin Demiratar dhe Kenan Imirzalıoğlu ishin aktorët që i dhanë jetë roleve kryesore atyre të “Nerminit”, dhe “Mehmetit”.

Ndryshe, nga “Mehmeti” të cilin e pamë edhe në seriale tjera, me “Nerminin” ndodhi e kundërta aktorja me përfundimin e serialit “Jetë e hidhur” nuk është se ka qenë shumë aktive në ndonjë rol tjetër.

Mirëpo, aktroja është shumë aktive në rrjetet sociale, e cila vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme kështu duke qëndruar sa më afër fansave të saj, shkruan rtv21.tv Selini dje festoi ditëlindjen e saj të 36-të.

Moshë kjo e cila bie në kundërshtim me pamjen e saj, pasi që nuk vërhet ndonjë ndryshim i madh tek ajo nga koha kur ishte në rolin e “Nerminit”.

Për këtë ditë aktorja është befasuar nga shoqëria e saj, si dhe ka pranuar urime të shumta. Ndryshe, aktorja në vitin 1999 ka fituar konkursin “Miss Globe”, kështu duke e përfaqësuar Turqinë në “Miss Bota”, ku edhe ka fituar vendin e tretë.

Nga ajo kohë “Nermini” filloi karrierën profesioniste si aktore. Eksperienca e saj e parë në aktrim ishte në Teatrin Komunal të Antalyas.

Komento: