Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e dashamirëve të serialve.
“Jetë e hidhur” seriali i cili transmetohej në RTV21 ishte më i pëlqyeri në Kosovë dhe sigurisht të gjithë i mbani mend aktorët kryesor të kësaj telenovele.
Selin Demiratar dhe Kenan Imirzalıoğlu ishin aktorët që i dhanë jetë roleve kryesore atyre të “Nerminit”, dhe “Mehmetit”.
Ndryshe, nga “Mehmeti” të cilin e pamë edhe në seriale tjera, me “Nerminin” ndodhi e kundërta aktorja me përfundimin e serialit “Jetë e hidhur” nuk është se ka qenë shumë aktive në ndonjë rol tjetër.
Mirëpo, aktroja është shumë aktive në rrjetet sociale, e cila vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme kështu duke qëndruar sa më afër fansave të saj, shkruan rtv21.tv
Selini dje festoi ditëlindjen e saj të 36-të. Moshë kjo e cila bie në kundërshtim me pamjen e saj, pasi që nuk vërhet ndonjë ndryshim i madh tek ajo nga koha kur ishte në rolin e “Nerminit”. Për këtë ditë aktorja është befasuar nga shoqëria e saj, si dhe ka pranuar urime të shumta.