Nervozohet Gjergj Dedaj, thotë se dikush po lehë e po krrokatë si sorrë e larme

18:15 | 03 April 2019

Gjergj Dedaj thotë se dikush po lehë e po krrokatë si sorrë e larme.

Gjergj Dedaj e ka me dikë. Ambasadori i Kosovës në Maqedoni s’po bëhet rehat në rrjetet sociale duke bërë “diss” me dikë.

Ai madje thotë se kot e kanë ata që po lehin si endacakë dhe krrakiten si sorra të larme.

“Ecim tutje, drejte betejave dhe fitoreve te reja!

I vendosur dhe krenare, për beteja te reja diplomatike, demokratike dhe euro-atlantike ,për Republikën e Kosovës martire, pa marrur parasysh te lehurat e endacakeve, mjegullës se mëngjesit dhe krrakatjes se sorrave te larme” shkruan Dedaj.

Komento: