‘Nervozohet’ Haradinaj: Nuk e heq taksën derisa nuk ka njohje nga Serbia

19:19 | 04 May 2019

Haradinaj thotë se nuk e heq taksën derisa nuk ka njohje nga Serbia.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova është edhe shtet i serbëve të Kosovës Kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili drejton AAK-në në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë ka mbledhur strukturat e partisë, anëtarët e bashkëpunëtorët për të shënuar 19 vjetorin e partisë.

Aty Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë që ta njohë shtetësinë e Kosovës, meqë siç ka thënë ai, në atë formë ata do ta çlirojnë edhe vetën. Kryeministri Haradinaj, i cili po vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe ka thënë se me njohjen e Kosovës nga Serbia, këta të fundit do të kalonin më lehtë në zhvillim ekonomik dhe do të zhvillonin tregti të lirë pa pengesa.

Por, sipas Haradinajt, për këtë nuk ka vullnet politik nga ana e Serbisë.

Kryeministri ka thënë se Kosova është e të gjithëve që jetojnë në të.

Ai ka deklaruar se Kosova është edhe shtet i serbëve të Kosovës, që siç ka bërë të ditur ai, Serbinë e kanë shtëpi të dytë.

“Kosova si shtet i imi, është shtet edhe i serbëve të Kosovës, Serbinë e kanë familje te dytë, shtëpi të dytë, shtëpi të parë e kanë Kosovën, të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, shtëpia e parë është Kosova si për mua ashtu edhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë. Ky është shteti ynë”, ka theksuar Haradinaj.

Në 11 vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i saj ka thënë se Kosova është Evropë dhe i takon botës të cilës i prinë Amerika.

“Jam Evropë, populli i Kosovës është Evropë, kështu na ka falë Zoti, jemi të gatshëm me i taku familjes politike e ekonomike të Evropës, por edhe Evropa duhet me kuptu që jemi Evropë. Ne jemi edhe botë, i takojmë edhe botës. Kush është bota jonë, a kemi botë ne? Ne jemi të botës që i prinë Amerika, nuk është marre me e thënë”, ka shtuar Haradinaj.

Komento: