‘Nervozohet’ Ramush Haradinaj: Servilëve, udha e mbarë

13:20 | 15 August 2019

Ramush Haradinaj tregohet i ashpër: Servilëve, udha e mbarë!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, është treguar i ashpër me të gjithë ata që e akuzuan se po prish marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar, sidomos me SHBA-të dhe BE-në, shkaku i taksës.

Haradinaj ka thënë se miqësia me aleatët perëndimor, për të dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë.

“Miqësia me aleatët perëndimor, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë. Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se falë kësaj miqësie me aleatët perëndimor, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës etj.

“Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë!”, shkroi Haradinaj.

Komento: