Nervozohet Vuçiq, do të ndërhyjmë ushtarakisht në Kosovë

12:01 | 28 May 2019

Aksioni i policisë së Kosovës për prangosjen e disa zyrtarëve në veri të Kosovës që kanë keqpërdorur dëtyrën zyrtare ka alarmuar Aleksandar Vuçiqin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të territorit të Republikës së Kosovës, ka thënë se nëse do të eskalojë situata atëherë Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur jetën e serbëve në atë pjesë.

Këto deklarime kreu i shtetit serb i ka bërë gjatë një seance që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Serbisë, e ku po diskutohet për Kosovën.

“Nëse rrezikohet rendi dhe jeta e popullit që jetojnë në veri të Kosovës, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Express.

Gjatë kësaj seance, kreu i shtetit serb ka gënjyer duke thënë se Policia e Kosovës ka shtënë në drejtim të njerëzve të pa armatosur.

Sipas tij ky aksion, po bëhet pasi që Kosova po dëshiron të tregojë se sa e madhe dhe sa e fuqishme është.

Komento: