Nëse Arsenali fiton Europa League, ja sa para do të fitojnë lojtarët

23:45 | 21 Maj 2019

Lojtarët e Arsenalit do të fitojnë pagesa që variojnë midis £ 100,000 dhe £ 500,000 për një lojtar nëse klubi mund të fitojë finalen e Europa League kundër Chelsea, raporton Daily Mail.

Trofeu do të ishte kupa e parë kontinentale e Arsenalit që prej fitimit të Kupës Europiane të Fituesve të Kupave në 1994 dhe lojtarët do të marrin shpërblimet masive nëse ata do të arrijnë këtë sukses, përcjell ORAinfo.

Unai Emery gjithashtu do të mund të përfitonte, pasi buxheti i tij pritet të rritet nëse Arsenali do të kishte një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm./ORAinfo/

Komento: