Nëse Barcelona e shkarkon Setien, ky mund ta drejtojë Barcelonën deri në fund të sezonit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nëse Barcelona e shkarkon Setien, ky mund ta drejtojë Barcelonën deri në fund të sezonit

14:13 | 30 Qershor 2020

Setien prag shkarkimit, ky mund ta drejtojë Barcelonën deri në fund të sezonit.

Miralem Pjanic dje edhe zyrtarisht u bë futbollist i Barcelonës duke firmosur kontratë katër vjeçare me Katalansit.

Pjanic do ti bashkohet Barcelonës pas përfundimit të sezonit, mirëpo atmosfera në Camp Nou nuk është aspak e mirë.

Barcelona është në garë me Realin për titullin, por Katalansit kanë bërë dy hapa fallco me Sevillan dhe Celtan dhe tani Madrilenët janë në avantazh prej dy pikëve.

Në qendër të kritikave është trajneri Quique Setien i cili e mori drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të Valverdes. Por sipas raportimeve të fundit, Setien duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Camp Nou.

Mediat spanjolle raportojnë se në rast se sonte Barcelona nuk fiton ndaj Atletico Madridit, Bartomeu do ta shkarkojë Setienin.

Në rast se Setien shkarkohet, skuadrën deri në fund të sezonit do ta drejtojë trajneri i Barcelona B, Garcia Pimienta.

Komento: