Biden president? Kjo do të ishte zonja e parë e SHBA’së, që është gruaja e dytë e tij, e para i vdiq në aksident.
Të gjithë e njohim zonjën e parë aktuale të SHBA’së. Ajo është Melania Trump, bashkëshortja e presidentit Trump, e njohur edhe për skandalet publike në mes tyre. Por nëse Joe Biden zgjidhet president i ri i shtetit më të fuqishëm në botë, në skenë do të dalë një grua e re, e cila nëse për asgjë tjetër, do të marr vëmendjen e medias dhe publikut.
Joe Biden është martuar dy herë dhe ka pasur katër fëmijë.
Herën e parë Biden ishte i martuar në vitin 1966 me Neilia Hunter, martesë e cila zgjati deri në vitin 1972, ndërsa Biden ishte Senator, por Neilia dhe vajza e tyre vdiqën në një aksident trafiku, e dy djemtë e saj u lënduan, shkruan Reporteri.
Përveç vdekjes së gruas së parë dhe vajzës, Biden në vitin 2015 humbi edhe djalin e tij Beau Biden, i cili ishte Prokuror i Përgjithshëm në Delaware, por vdiq nga kanceri. Ai kishte shërbyer edhe në Kosovë si pjestar i forcave ushtarake amerikane në kuadër të misionit të NATO’s. Kosova atë e ka nderuar duke i vënë emrin e tij një rruge, ndërsa për përurimin e saj ishte prezent edhe vetë Joe Biden.
Joe Biden me gruan e tij të dytë, e cila tani mund të jetë edhe zonja e parë e SHBA’së, u martua në vitin 1977. Ajo me profesion është edukatore. Ajo ka lindur në vitin 1951.
Sikurse Biden, edhe ajo kishte një martesë të mëhershme, me Bill Stevenson, një ish-futbollist kolegji, me të cilin kishin lidhur kuror në shkurt të vitit 1970. Ata u ndanë në vitin 1974, dhe një vit më vonë Jill u martua me Joe Biden.