Nëse dëshironi të punësoheni në AKI, duhet t’i plotesoni këto kushte

09:48 | 06 June 2019

AKI po kërkon punëtorë të rinj.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka shpallur konkurs për disa vende pune.

Përmes konkursit, AKI synon të punësojë zyrtarë në këto fusha: Inteligjencë, përkthim anglisht-shqip dhe anasjelltas, financa, kibernetikë, siguri fizike (inkurajohen edhe kandidatet e gjinisë femërore), shërbime mbështetëse administrative, mirëmbajtje-higjienë (rajoni i Prizrenit).

Orari i punës për këto pozita është i plotë, e kohëzgjatja e kontratës – e pacaktuar.

Vendet e punës do të jenë në objektin qendror të AKI-së e disa edhe në rajone të tjera të Kosovës. Punësimi është me afat të pacaktuar, pas përfundimit me sukses të periudhës provuese, bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.

Kandidatët për punësim në AKI do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor, verifikimit të sigurisë si dhe mund t’u nënshtrohen edhe kushteve tjera specifike.

Detajet e konkursit, kushtet e kërkuara dhe aplikacionin për pozitat e mësipërme mund t’i gjeni në këtë link.

http://www.aki-rks.org/n11.html?fbclid=IwAR1qINZxI7qjpJDBD6wjJuSL7AN274H1r9fISpOrRB-ay5NXMn_A2rkgQLc

Komento: