
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli do të konsideronte vetëm nënshkrimin e Piotr Zielinski të Napolit nëse transferimi i De Ketelaere dështon.
AC Milan është në bisedime të avancuara për të përfunduar blerjen e Charles De Ketelaere nga Club Brugge, përcjell
ORAinfo.

Mesfushori sulmues belg pritet t’i kushtojë kuqezinjve rreth 35 milionë euro. AC Milan e ka ndjekur De Ketelaere për një kohë shumë të gjatë dhe është plotësisht i bindur se ai është numri dhjetë perfekt për skuadrën e Stefano Piolit.
Dy klubet janë ende në kontakt për të diskutuar detajet e fundit. Pavarësisht mungesës së dritës jeshile zyrtare të Brugge, AC Milan është i bindur se shumë shpejt Charles De Ketelaere do të bëhet një lojtar kuqezi. Nëse, për ndonjë arsye, bisedimet nuk janë të suksesshme, AC Milan do të kërkojë në Serie A një mesfushor të ri sulmues./ORAinfo/