Nëse dështon Pogba, Reali ka planin “B”

22:13 | 03 Gusht 2019

Reali, po mendon se cilin futbollist mund të zëvendësojë Paul Pogban.

Një emër i ri për mesfushën e Real Madridit. Sipas asaj që raporton sajti spanjoll “Record”, klubi merengues ëndërron transferimin e Paul Pogba, por si alternativë ka edhe Bruno Fernandes.

Ky i fundit në fakt është shumë pranë transferimit te Manchester United, teksa prej ditësh është arritur një marrëveshje, por e ardhmja e francezit Pogba ka bllokuar gjithçka.

Sportingu i Lisbonës nuk heq dorë prej tij pa shifrën e 70 milionë eurove, ndërkohë që Reali duket se se është më i avantazhuar për faktin që ka marrëdhënie shumë të mira me agjentin e lojtarit, Jorge Mendez.

Një transferim i mundshëm i Pogba-s në Madrid mund të sillte edhe kalimin e portugezit te United, por në të kundërt Reali është më i avantazhuar.

Komento: