Gjiganti katalunas do ta kërkojë futbollistin ofanziv të Bayernit nëse dështon t’i transferojë Neymarin ose Lautaron.
Barcelona e ka tashmë planin B, nëse nuk arrin t’i transferojë Neymarin apo Lautaro Martinezin.
Gjiganti katalunas duket se ia ka vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut, Kingsley Coman.
Për këtë siguron tabloidi gjerman, “Bild”, përcjell “ Express”.
Kampioni aktual spanjoll do të kursente para me transferimin e Comanit.
Ai ka kontratës deri në vitin 2024, por një ofertë e kënaqshme do ta bindte Bayernin që ta shesë atë.
Nga ana tjetër, Barça po has në vështirësi për ta transferuar Neymarin ose Martinezit, të cilët kushtojnë nga mbi 100 milionë euro.