“Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti” – Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

18:18 | 27 Prill 2024

Pas përplasjeve të shumta dhe debateve pa fund, Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno kanë ndarë disa momente së bashku.

Në oborrin e shtëpisë dyshja janë ulur jashtë në oborrin e shtëpisë, duke treguar se sa e vlerësojnë njëri-tjetrin.

Egla: Megjithatë Meriton, e di pse të respektoj sepse debatet me ty nuk janë të stisura dhe të ndyra dhe të kërkuara, si debatet që kërkon Juli apo Françeska. Për këtë të respektoj, sepse ne të dy kem disa gjëra prej së vërteti.

Meritoni: Unë kam përjetuar me ty, dhimbje, gjithçka. Dhe ta dish, nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti. Kam gjendje për ty të rri pa gjumë, nëse ta kam prishur gjumin.

Egla: Mos na bëj të qajmë tani, s’më prek dot. Je në një pellg loje. Ashtu kanë bërë edhe Graciano që ma ka prishur gjumi, po ashtu edhe Jetmiri. Në momentin që më prish gjumin do të të them eja rri me mua sepse nuk më flihet. Deri sa të ma bëni, do t’jua bëj edhe unë.

Meritoni: Ne kemi qenë të afërt shumë dhe të kam dëgjuar shumë herë dhe më ka pëlqyer bashkëbisedimi me ty.

Komento: