“Nëse Donaldi do t’i tregonte ato çfarë di ai për Einxhel, do kishim fik TV”, befason ish-banori i BB

10:33 | 04 Shkurt 2022

Befason ish-banori i BB.

Debati Einxhel- Donald ka marrë vëmendje të madhe.

Dyshja u përplasën aq shumë me njëri-tjetrin gjatë transmetimit live të së martës saqë Einxhel ia nxori disa ‘të palara’ Donaldit, shkruan lajmi.net.

Ajo u shpreh se kur ka punuar me vëllezërit Veshaj ata e kishin përjashtuar nga puna pas një aksidenti që kishe pësuar moderatorja.

Donaldi pas gjitha akuzave të saj u tregua shumë i përmbajtur duke mos treguar gjërat që di për Einxhel.

Në lidhje me të kaluarën e Einxhel qenka në dijeni edhe ish fituesi i Big Brother Anaid Kaloti.

Në një lidhje live në rrjetet sociale Anaidi është shprehur se nëse Donaldi do të tregonte çfarë di për Einxhel do kishim fik TV-në.

Ndërkohë në debatin e dyshes janë pëfshirë edhe banorët brenda shtëpisë të cilat krijuan një bindje jo shumë të mirë për Donaldin, pas fjalëve të Einxhel.

Komento: