Nëse e ka parë këtë person lajmërohuni menjëherë në polici

09:57 | 06 June 2019

Një person ka humbur në rajonin e Klinës.

Binak Uka nga fshati Bokshiq i komunës së Klinës, është zhdukur gjatë mëngjesit të ditës së djeshme.

Sipas familjarëve, personi në fjalë nuk e ka marrë me vete kuletën e as telefonin.

Ai ka dalë nga shtëpia pa bërë ndonjë paralajmërim dhe familjarët tani rastin e kanë paraqitur në polici pasi që nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.

Ata kanë kërkuar nga kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e të moshuarit t’i njoftojnë.

Komento: