Koronavirusi është duke u përhapur me të madhe në gjithë botën.
Personat me grupin e gjakut A (II) janë më të ekspozuarit ndaj coronavirusit, derisa ata me grupin zero më pak të rrezikuar, kështu të paktën është nxjerrë konstatimi i një grupi hulumtuesish kinezë të cilët punën e tyre e publikuan në ueb-faqen medRxiv.
Shkencëtarët kinezë kanë analizuar të dhënat e 2 mijë pacientëve nga spitalet e Ëuhanit në Shenzhen, përfshirë edhe më shumë se 200 tjerëve që kanë ndërruar jetë.
Sipas të dhënave të tyre, në mesin e banorëve të Ëuhanit, 34 për qind kishin grupin e gjakut 0, 32 me grupin A (II), 25 për qind me B (II) dhe 9 për qind me AB (IV).
Për të ardhur deri te këto të dhëna, shkencëtarët kanë analizuar gjakun e 3.700 banorëve të Wuhanit që nuk janë infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, numri më i madh i banorëve të infektuar me coronavirus në Ëuhan, ishin ata me grupin e gjakut A me një total prej 38 për qind, derisa 26.4 me grupin B, 25.8 me zero. Numri më i vogël i pacientëve ishin ato me grupin e gjakut AB – më saktësisht 10 përqind.
Sipas kësaj, thuhet në hulumtim se personat më të rrezikuar janë ata me grupin e gjakut A, derisa ata me zero janë më së paku të rrezikuar nga virusi COVID-19.
E për të qenë të sigurtë në teorinë e tyre, ata kanë bërë hulumtime në të paktën 398 pacientë shtesë nga Ëuhani dhe Shenzhen, dhe në fund kanë marrë po të njëjtën rezultat.