Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

14:24 | 01 March 2023

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi.

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt.

Personi i dyshuar është : Veton (Fevzi) ESATI, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Deri më tani, i dyshuari nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’.

Komento: