Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

13:55 | 09 Tetor 2020

Kushdo që e sheh këtë person, lajmëroni menjëherë policinë.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar.

Personi i kërkuar sipas njoftimit të policisë është Senis Rugova, i lindur në vitin 1981 në Rozhajë të Malit të Zi.

I denuari është i kërkuar për veprёn penale. “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Nar’kotikëve”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Komento: