Policia e Kosovës po vazhdon të kërkojë ndihmën e qytetarëve për t’i kapur personat që janë të rrezikshëm për komunitetin.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Personi i dyshuar është:
FISNIK (BAJRAM) LAJQI i lindur me 13.11.1982, në Pejë.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:
1- (një) rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
2-(dy) raste për veprën penale “ Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”
2-(dy) raste për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”
I dyshuari i sipërcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]