Nëse i dështon Pjanic, Barça kërkon këtë lojtar

18:10 | 31 May 2020

Barça e do Ruizin, vetëm nëse i dështon Pjanic.

Nëse bisedimet për të çuar Miralem Pjanic te Barcelona do të komplikohen, Barça ka një kartë rezervë për të përforcuar mesfushën dhe bëhet fjalë për një tjetër futbollist që luan në Serie A.

Është Fabian Ruiz i preferuari i drejtuesve të Barçës nëse nuk arrihet te Pjanic.

Mesfushori i kombëtares spanjolle është nën kontratë me Napolin deri në vitin 2023, por sipas Mundodeportivos, mesfushori nuk do të rinovojë kontratën e tij me të kaltrit pasi dëshiron të transferohet në një klub më të madh.

Aurelio De Laurentiis e vlerëson 60 milionë euro Fabian Ruizin, shifër gjithsesi që Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë por do negociojë me Napolin për të ulur vlerën e kartonit të ish-lojtarit të Real Betis.

Komento: