Nëse jeni mashkull keni më shumë gjasa të vdisni nga koronavirusi.
Burrat kanë 65 përqind shanse më shumë sesa se gratë të vdesin nga koronavirusi, sipas statistikave të fundit.
Shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se 1.7 përqind e grave që preken nga virusi mund të vdesin në krahasim me 2.8 përqind të burrave.
Më shumë se 98,000 njerëz në mbarë botën tani janë diagnostikuar me virusin, i njohur edhe zyrtarisht si COVID-19, duke lënë të paktën 3.383 kanë vdekur.
Disa ekspertë kanë potencuar rrezikun më të lartë të prekjes tek burrat duke potencuar edhe pirjen e duhanit, zakon ky që dobëson sistemin imunitar, duke i bërë njerëzit më të predispozuar të sëmuren.
Të moshuarit dhe të sëmurët me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar të preken me koronavirus.
Rreth 5.6 përqind e të sëmurëve nga kanceri të infektuar me koronavirus pritet të vdesin së bashku me 6.3 përqind të njerëzve me sëmundje afatgjatë të mushkërive.