Nëse keni bërë plane për nesër, më mirë shikojeni motin

19:53 | 04 Shtator 2021

E diela e parë e shtatorit nuk parashikohet një ditë e mirë për plazh.

Jugu dhe juglindja e Shqipërisë nga shërbimi “Meteoalb” parashikohet të përfshihen nga reshjet. Me shi pritet të nisë edhe java e ardhshme në disa zona të vendit.

Ndërkohë vlerat e termometrit parashikohet të bien me dy gradë celcius.

Mesditën e së dielës problematike parashikohet edhe era e cila sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të sjellë det të trazuar.

Komento: