Me këtë kombëtare do të luaj në finale Kosova nëse fiton ndaj Maqedonisë Veriore.
Gjeorgjia e ka mposhtur Bjellorusinë me rezultat minimal 1-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ të Ligës së Kombeve, që vlen për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Golin e vetëm për vendasit e ka realizuar Tornike Okriashvili në minutën e 7’ nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitoreje gjeorgjianët kanë kaluar në finale, ku do të presin fituesin e takimit, Maqedoni Veriore – Kosovë, që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Shkup.