Nëse LDK vjen në pushtet, Zemaj premton për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

20:10 | 01 Shkurt 2021

Zemaj premton për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës nëse LDK vjen në pushtet.

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka premtuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës përbrenda mandatit të LDK’së, nëse subjekti politik të cilit ai i takon arrin ta marrë pushtetin.

Zemaj, i ftuar në emisionin ‘Kosova Voton’, ka deklaruar se përbrenda këtij viti planifikohet të nisë tenderimi i saj.

“Brenda një mandati, në këtë vit planifikojmë dhe nisin deri te tenderimi i saj. Unë kom pas kontakte personale edhe me kryetarin e Prishtinës, ai është pro asaj ideje. Nuk shoh ndonjë problematikë ligjore që të fillojë ky projekt, i cili është prioritet në shëndetësi”, deklaroi Zemaj.

Komento: