Milani i ri merr formë: Luis Enrique transferon dy yje në San Siro.
Revolucion te Milani, epoka Enrique fillon me dy super përforcime.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë synim përforcimin e skuadrës.
Paraqitjet zhgënjyese deri tani në kampionat mund të bëjë që klubi milanez ta lirojë atë nga detyrat e tij dhe të hapë një cikël të ri.
Emri që ka filluar të qarkullojë kohët e fundit është ai i Luis Enrique-s, aktualisht pa ekip pas eksperiencës me kombëtaren spanjolle.
Në rast se Enrique merr drejtimin e Rosonerëve, Milan-i do të mendonte t’i jepte atij dy goditje të mëdha për repartin e sulmit. Maldini ka identifikuar dy objektiva për ta përforcuar repartin e sulmit.
Bëhet fjalë për Yéremy Pino, i datëlindjes 2002, sulmues i djathtë nga Villareal dhe Alvaro Morata, sulmuesi i Atletico Madrid.
Këto dy profile vlerësohen shumë nga Luis Enrique, i cili me kënaqësi do t’i merrte në aventurën e tij milaneze.