Nëse mbetet në Inter, Sanchezit do t’i ndodh kjo e keqe

21:46 | 04 Mars 2020

Nëse Sanchez mbetet në Inter, duket se do t’i ndodh një gjë e keqe.

Sulmuesi kilian duhet të pranojë t’i zvogëlohet rroga nëse dëshiron të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”

Alexis Sanchez duhet të pranojë të marrë rrogë më të vogël nëse dëshiron të qëndrojë në Inter.

Sulmuesi kilian është i huazuar tek “Nerazzurri” këtë sezon nga Manchester Unitedi.

“Djajtë e Kuq” e paguajnë atë 400 mijë funte në javë, ndërsa këtë sezon të klubet po e paguajnë bashkë rrogën vjetore të tij.

Mirëpo, mediumi italian “Tuttosport” shkruan se ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës e Arsenalit duhet të pranojë rrogë goxha më të ulët për të qëndruar në Itali.

Deri tash, Sanchez nuk e ka bindur ende trajnerin Antonio Conte.

Komento: