Pas shkarkimit nga stoli i Manchester United nisën menjëherë zërat rreth së ardhmes se Jose Mourinhos.
Në Angli janë të bindur, “Special one” po bëhet gati për t’u kthyer te Reali i Madridit dhe, nëse kjo ndodh, ai ka gati edhe kërkesat sa i përket merkatos.
“Mbretërorët” janë në vështirësi, çdo gjë duket sikur flet kundër tyre: rezultatet, loja dhe forma e dobët që po kalojnë disa prej atyre që vetëm një vit më parë gëzon një formë të shkëlqyer. “Los Blancos” do të bëjnë ndryshime rrënjësore, në staf dhe lojtarë.
Pozitat e trajnerit aktual Santiago Solari janë lëkundur së tepërmi ditët e fundit. Presidenti i Realit, Florentino Perez, po bën çmos që portugezi të pranojë ofertën e tij.
Numri një i klubit madrilen e vlerëson maksimalisht Mourinhon dhe ardhja e tij po tentohet të realizohet që na janar.
Nëse kjo nuk realizohet, atëherë me shumë gjasa në verë ky operacion duket plotësisht i mundshëm. Dy kërkesat e portugezit i janë paraqitur presidentit Perez, Icardi dhe Skriniar. Reali i ri do të nisë pikërisht me këta dy emra.