Nëse ndodh kjo, do të zhbllokohet nënshkrimi i Milanit me Ziyech

18:44 | 07 Korrik 2022

Hakim Ziyech duket se është vetëm një hap larg bashkimit me Milanin.

Negociatat janë duke vazhduar me Chelsean dhe marrëveshja mund të arrijë pasi skuadra e Stamford Bridge të ketë siguruar Raheem Sterling.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë shumë për merkaton dhe një nga prioritetet e tyre është Ziyech.

Anësori është identifikuar si profili perfekt për formacionin 4-2-3-1 të Stefano Piolit dhe negociatat janë avancuar, përcjell ORAinfo.

Sipas Mediaset, këto janë orë të nxehta në atë front pasi Chelsea është gati të mbyllë nënshkrimin e Raheem Sterling.

Pasi ta kenë bërë këtë, ata do të jenë në gjendje të heqin dorë nga Ziyech dhe marrëveshja do të hapet.

Milani duhet të nënshkruajë me reprezentuesin maroken si huazim dhe mund të jetë një detyrim për të blerë sesa një opsion. Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se tarifa e transferimit do të jetë midis 25 dhe 30 milionë euro, që është një investim i rëndësishëm për kuqezinjtë. /ORAinfo/

Komento: