Nëse ndodh kjo, futbolli italian do të ‘shkatërrohet’

15:09 | 25 April 2020

Serie A po vazhdon të jetë e pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Askush nuk e di nëse Serie A do të vazhdojë, edhe pse është paraparë që rikthimi të ndodh mes 27 maj deri më 3 qershor.

Disa klube, janë në favor të idesë që sezoni të përfundojë, dhe të kthehen në përgatitje vetëm për sezoni.

Një pjesë tjetër, insistojnë që sezoni të luhet, dhe shefi ekzekutiv i Serie A, Luigi de Siervo, ka dhënë paralajmërimin se çfarë do të ndodh nëse ky sezon nuk përfundon me kompletimin e 38 xhirove.

“Nëse ne nuk luajmë, kjo do të thotë se klubet e huaja mund ta shkatërrojnë futbollin tonë dhe të marrin nga ne lojtarët më të mirë me gjysmën e çmimit.

Lojtarët që qëndrojnë do të kenë ulje të madhe të pagës”, ka deklaruar De Siervo, përcjell lajmi.

Liga e Holandës së fundi ka përfunduar kampionatin, duke mos i dhënë asnjë skuadër titullin, e po ashtu duke bërë që të mos ketë rënie dhe promovime në ligë.

Komento: