Nëse ndodh kjo gjë, Pogba transferohet te Real Madrid

15:32 | 23 Maj 2019

Duket se së shpejti Pogba do të bëhet pjesë e Real Madridit.

Paul Pogba është një nga lojtarët që raportohet se do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Reprezentuesi francez është një nga kërkesat e Zinedine Zidane, që e vlerëson si lojtar të rëndësishëm për Real Madridin në sezonin e ri.

Megjithatë, negociatat për transferimin e Pogbas do të jenë të kontrolluar nga Real Madrid.

Mediet në Spanjë raportojnë se Real Madrid nuk do të transferojë me çdo çmim Paul Pogban, përcjell lajmi.

Nëse Manchester United nuk ul çmimin prej 160 milionë euro për Paul Pogban, ‘Los Blancos’ do të tërhiqen nga gara për mesfushorin 26 vjeçar.

Real Madrid gjithashtu janë të interesuar edhe për yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Komento: