Nëse ndodh kjo, Klopp do të bëhet legjendë e Liverpool – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nëse ndodh kjo, Klopp do të bëhet legjendë e Liverpool

21:13 | 07 Shkurt 2019

Liverpool do ta ketë një prej sfidave më të mëdha në ndeshjen kundër Manchester United

Jurgen Klopp është në rrugën e duhur për tu kthyer në një legjendë të Liverpool.

Sipas ish mbrojtësit të “The Reds”, Markus Babbel, Klopp do të bëhet një legjendë e skuadrës nëse ai arrin ta sjellë titullin e Premierligës në “Anfield”.

“Do të jetë shumë e ngushtë” ka thënë Babbel referuar garës për titullin e Premierligës këtë edicion, transmeton lajmi.net.

“Man City kanë pasur problemet e tyre këtë sezon, kurse së fundmi Liverpool po përballen me disa telashe, por është e pamundur të jesh në më të mirën gjatë tërë sezonit. Shpresoj se Liverpool do t’ia dali” ka thënë tutje lojtari që luajti me Liverpool gjatë viteve 2000-2004.

“Klopp është fantastik. Ai po përballet me një prej skuadrave më të mira në botë. Ai është ndër pesë trajnerët më të mirë në historinë e Liverpool. Nëse Liverpool fiton titullin, ai do të mbetet si një nga më të mirët në historinë e skuadrës” ka thënë ndër të tjerash Babbel.

Liverpool do ta ketë një prej sfidave më të mëdha në ndeshjen kundër Manchester United, në “Old Trafford”.

Komento: